Yuri Kim: Mbështetje për reformat dhe luftën ndaj korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim ka garantuar se SHBA do të jenë gjithnjë në krah të shqiptarëve.Në një mesazh me rastin e kësaj dite të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, diplomatja amerikane theksoi se SHBA do të mbështesë gjithnjë Shqipërinë veçanërisht në lidhje me procesin e integrimit.YURI KIMAMBASADORE E SHBASot Shqipëria është në rrugën drejt një bashkimi tjetër, BE. Reformat e nevojshme për këtë do të sjellin më shumë drejtësi dhe begati për popullin shqiptar. Shtetet e bashkuara ishin me ju në fillim të këtij procesi dhe ne do të qëndrojmë me ju derisa ju të arrini synimin tuaj. Historia ka treguar që në moment vendimtare SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës krah për krah. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot dhe do të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë; të fortë, të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur.Ambasadorja Yuri Kim është ndalur dhe te reforma në drejtësi duke theksuar se rezultatet e kësaj reforme duan ende kohë të bëhen të prekshme, por SHBA do të vazhdojë ta mbështesin këtë proces.Ne vitin 2016, kur kuvendi miratoi njezeri reformen ne drejtesi, vendi hodhi hapat e pare drejt vendosjes se drejtesise se re ne ne shqiperi, per te crrenjosur korrupsionin, per te ndjekur penalisht krimin e organizuar, dhe per te vendosur me vendosmeri sundimin e ligjit. Ky eshte nje process qe kerkon kohe e perpjekje per te sjelle rezultate. Por si gjithmone, shba do te vazhdojne t?ju mbeshtesin.Ne kete 4 korrik te gjithe kreret e shtetit dhe lideret e partive politike kane uruar shtetet e bashkuara. Kryeministri Rama ka postuar nje video me theniet me te njohura te presidenteve amerikane dhe me momentet me te rendesishme te vizitave ne Tirane te zyrtareve te larte amerikane, perfshi presidentin Bush.Kreu i shtetit Meta ka uruar presidentin e Shteteve te Bashkuara Donald Trump duke theksuar se Shqiperia gjithnje do te jete ne krah te SHBA. Ndersa lideri I opozites Basha ka vleresuar mbeshtetjen e pazevendesueshme te shteteve te bashkuara ne keto kohe sfiduese.

Share This Video


Download

  
Report form