Pandemia vijon të godasë turizmin pasi ende nuk janë hapur plotësisht kufijtë. Eksperti i turizmit Bensik Vathi thotë se humbjet po thellohen më tej, ndërsa gjendjen aktuale të këtij sektori e quan në ?Koma?. Për Report TV ai tha se ndihmat e deritanishme nga shteti janë të pamjaftueshme, ndërsa propozoi bonus për vendasit që të pushojnë në Shqipëri.