Basha n Pogradec: Unë kam merakun e ekonomisë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve? - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha ndalesën e radhës e pati në Pogradec, ku tha se biznesi në këtë qytet është në gjëndje shumë të vështirë.Ai tha kjo nuk është thjesht një përballje politike pasi nuk ka asgjë personale me Ramën dhe qeverinë mirëpo ka merakun se ku po shkon ekonomia, paratë e taksave dhe faturave të rritura çdo vit.Ai premtoi se ndryshimi i parë që do të vijë me qeverinë e re është se paratë do të shkojnë për shqiptarët, jo për një grusht oligarkësh.Prioriteti im i parë dhe kryesor, tha Basha, do të jetë ringritja ekonomike.Gjithçka ka shkuar keq është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve dhe klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta. Shqipëria duhet të jetë e të gjithëve. Taksë e sheshtë 9% , 0.5% taksim per xhiros për biznesin e vogël. Asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Karantinë për inspektoratet në vitin e parë të qeverisjes sime. Tani ishte momenti që këto taksa të vinin tek ju. Sa kanë ardhur tek ju? Me pikatore. Gjysëm paketa. Dhe ato nuk janë ekzekutuar. 10 euro mesatarisht për banor të Shqipërisë. Nuk krahasohemi, as nuk i vijmë afër as Kosovës me gjysmën e buxhetit tonë. Ky është shqetësimi që kam unë.Ta dinë të gjithë, edhe ata që mund të mendojnë se kjo është thjesht dhe vetëm një përballje politike. Nuk kam absolutisht asgjë personale. Kam vetëm merakun dhe brengën e thellë timen, që është meraku dhe brenga e thellë juaja se ku po shkon ekonomia? Ku po shkojnë paret e taksave tuaja, që ju janë rritur nga viti në vit? Faturat ju janë rritur nga viti në vit. Çmimet ju janë rritur nga viti në vit. Karburanti më i shtrenjti në Ballkan. Ku shkojnë këto para? Ku zhduken paratë e taksave të shqiptarëve. Ndaj, dhe receta jonë prej fillimit, formula jonë, plani ynë për t?i paraprirë krizës ekonomike ka qenë paketa e ndihmës prej 19 milionë eurosh në muaj, e cila është injoruar, është përbuzur, është përqeshur është tallur, sepse paratë nuk janë për shqiptarët. Mblidhen nga xhepat tuaj, jua gërryejnë xhepat, por paratë shkojnë te një grup oligarkësh.

Share This Video


Download

  
Report form