Apeli i Bashës për Covid-19: Qeveria është dorëzuar, situata është e rëndë. Mbroni veten nga virusi!

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 0

Me rritjen e shtimit te rasteve me Covid 19, Lulzim Basha iu rikthye apelit për marrjen e masave mbrojtëse.


Qytetarët i fton të mbrohen vet dhe te mos presin asgjë nga shteti, por thirrjen e tij për kujdes kryedemokrati harroi ta tregojë edhe me vepra kur u shfaq brenda një bulmetoreje në Pogradec.

?Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni?.

Pas apelit për Covid 19, Basha u ndal tek problematikat me te cilat përballet jo vetëm biznesi i vogël por edhe operatorët turistik ne Pogradec.

?Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike. Gjithçka ka shkuar keq është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve dhe klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta. Shqipëria duhet të jetë e të gjithëve. Taksë e sheshtë 9% , 0.5% taksim per xhiros për biznesin e vogël. Asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Karantinë për inspektoratet në vitin e parë të qeverisjes sime?.

Pandemia e tejzagjatur ka dëmtuar biznesin, ndaj për këtë arsye turi i takimeve, por i shërben kryedemokratit jo vetëm për të mbledhur shqetësimet e tyre, por edhe per të shpalosur programin e partise që ai drejton.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Apel#LulzimBasha#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form