Meta: 'Venecian' ua çova të gjitha institucioneve, KED të shqyrtojë kandidaturat për Kushtetuesen

Report TV 2020-07-10

Views 0

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se opinionin me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese.

"Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Rekomandimet e tij duhet të adresohen. Jo vetëm deklaroj mbështetjen e KED, duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form