Në Vrapçisht të Maqedonisë së Veriut tenderat i fiton ish e dashura e drejtorit të kabinetit të komunës.
Sipas dokumentave që gazetarët kanë arritur të sigurojnë rezulton se në muajin shtator dhe muajin nëntor të vitit 2019 janë lidhur dy kontrata midis komunës Vrapçisht dhe firmës 'Alians Invest'. Njëra nga kontratat rezulton të jetë për rikonstruksionin e pallatit të kulturës ndërsa tjetra rikonstruksion i objektit komunal.Të dyja këto kontrata kanë vlerën e rreth 45 milion dinar dhe në euro kapin vlerën e 600 mijë eurove.Gazetarëve të Fiksit në dokumenta u rezulton që të dy këto tendera janë fituar nga firma që ka për administratore Belma Memedin dhe pronare Radife Nezirin.Por ajo që të bie në sy përveç të tjerash është themelimi që në krye të herës i kompanisë 'Alians Invest'. Domaini (emërtimi i domainit tregon adresën tënde në internet) është në emër të Armin Sulejmanit , drejtor i Kabinetit të Komunës Vrapçisht, nga ku kjo firmë ka fituar edhe tenderat në vlerën e 600 mijë euro. Nga informacionet e mbërritura në emisionin Fiks Fare pronarja e firmës Radife Neziri është bashkëjetuese e drejtorit të kabinetit të komunës Armin Sulejmani. Drejtori mohon të ketë lidhje me zj.Neziri por shprehet se dikur e ka pasur të dashur.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel