Aleatët e PD: Nuk është koha për “Listat”, për sistemin të vendosë populli - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor është një çështje e mbyllur brenda koalicionit opozitar deri në pranverën e vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.Edhe pse të gjitha partitë aleate të pd janë pro hapjes së listave; për më tepër LSI e PDK kanë hyrë në grevë urie kundër sistemit aktual zgjedhor; ato mbështesin idenë që sistemi të përcaktohet më vonë me referendum.PETRIT VASILINENKRYETAR I LSI?Ne si LSI kemi luftuar që 12 vjet më parë dhe bindja ime absolute është vetëm një, të gjitha ndryshimet duhet të jenë atribut I popullit. I kemi kundërshtuar fort atëhere dhe kishim të drejtë që pacavurja që u gatua në 2008 ishte e gabuar, megjithëse kishim një parlament legjitim apo jo dhe këtë nuk e diskuton njeri legjitimitetin e parlamentit në 2008, dhe si mund të riciklohet një pacavure në një parlament I cili problemet e legjitmitetit I ka shumë të rënda. ?NARD NDOKAKRYETAR I PDK?Kush do ta mbajë peshën politike nesër përballë qytetarëve në se me këto ndryshime që propozhen kalojmë nga shiu në breshër. Pra nuk e zgjidhin listat e hapura demokracinë e partive politike.?Edhe kryetar i partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka është pro listave të hapura,Por sipas tij asnjë prej partive të mëdha nuk dëshironte ndryshimin e sistemit; ndërsa propozimi I opozitës parlamentare sipas tij ka shumë probleme.AGRON DUKAKRYETAR I PAA?Unë jam shprehur gjithmonë për një sistem ku të ketë elementë mazhoritar, mund të jenë dhe listat e hapura, por kjo jo e shoqëruar me mungesë koalicionesh dhe ngritje të pragut. Për më tepër ajo që të cudit është që opozita parlamentare e cila pretendon të krijojë forca të reja politike, pretendon të futet me një prag 5%, pra duket sikur bën harakiri. Në një kohë që faktikisht po shërben gjellën sipas oreksit të Ramës. ?Interesi kryesor i partive të opozitës janë standartet e zgjedhjeve e ato nuk lidhen vetëm me sistemin.AGRON DUKA?Me një gjë biem dakord që cdo lloj sistemi nëse nuk ka vullnet politik për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, nëse nuk shkëputet politika nga krimi, nëse nuk hiqet dorë nga intimidimi I votuesve dhe nga vjedhja e votave nuk besoj se mund të arrijmë vetëm nëpërmjet ndryshimit të sistemit në zgjedhje të lira e të ndershme.?NARD NDOKA?Padiskutim që duhet vullneti politik, padiskutim që duhet të ndëshkohen ata që kanë future duart në process zgjedhor dhe janë shumë prej tyre duke filluar nga kryeministri, ministrant e tij, kryetare bashkie, drejtues të lartë policie që presin dosjet tek prokuroria.?Koalicioni opozitar kërkon që të miratohet sa më shpejt marrëveshja për kodin zgjedhor dhe palët të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.PETRIT VASILI?Për mua dhe për opozitën ka vetëm një objektiv të mbahen zgjedhjeve korrekte , të lira e të ndershme dhe me standart.?Asnjë prej partive opozitare nuk e ka marrë seriozisht deklaratën e mazhorancës se nuk i ka votat për të miratuar ko...

Share This Video


Download

  
Report form