400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët, Çuçi: Do të përfitojnë gati të gjithë aplikantët

Report TV 2020-07-10

Views 0

VLORË- Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit E- Albania. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s?kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

?Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin?, tha Çuçi.Ministri ishte në Tragjas të Vlorës, njofton zyra e shtypit, për të ndjekur fushatën e vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës, proces që kryhet nga Shërbimi Veterinar, i cili tashmë po riorganizohet pas miratimit të ligjit të ri në Parlament disa javë më parë.

?Vaksinimi i bagëtive do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, i cili do të riorganizohet totalisht falë miratimit të ligjit të fundit në Parlament. Ky shërbim do të ristrukturohet totalisht duke e kaluar në një piramidë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shërbimi Veterinar do të kthejë tërësisht faqe duke filluar të shkruajë një histori të re suksesi. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore?, tha ministri Çuçi.

Për brucelozën do të vaksinohen në të gjithë vendin rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina. Me ligjin e ri të Shërbimit Veterinar është parashikuar të punësohen rreth 400 veterinerë në të gjithë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS