A do të largohen ministrat Besa Shahini dhe Gent Cakaj nga Shqipëria? Përgjigjet Alfred Peza

Report TV 2020-07-11

Views 0

TIRANE-  I ftuari i sotëm në Edicionin Qendror të gazetarit Besard Jacaj në Report Tv, ishte sekretari për marrëdhëniet me mediat në PS, Alfred Peza. Peza u shpreh se në asamblenë e muajit korrik nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri, por ekskluzivitetin e ka kryeministri Edi Rama.

"Ne brenda korrikut shpresojmë dhe besojmë të kemi mbledhjen e asamblesë për t'u konstitutuar asambleja e re e cila doli nga kongresi i shkurtit dhe aty do të diskutohen, sepse kemi një proces edhe për zgjedhjet në Kryesi dhe sekretariat, aty mund të jetë pjesë e diskutimit edhe kjo gjë, nuk përjashtohet, por nuk është e vendosur dhe taksative, për sa kohë është ekskluzivitet i kryeministrit.

Në asamblesë do të ruhet distancimi, do të merren të gjitha masat nëse bëhet fizikisht, propabiliteti është. Mbledhja do të jetë e tillë që t'i përgjigjet qëllimeve dhe objektivave të PS-së" tha ai. Ndërkohë që dje edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri  gjatë Asamblesë Kombëtare.

Opozitën parlamentare, Peza e cilësoi një pol të tretë që në Kuvend ka votat në dorë për të kaluar draftin e reformës zgjedhore prandaj po negociohet. "PS-ja ka në parlament 74-75 mandate dhe reforma e re elektorale, Kodi i ri zgjedhor, që pritet të miratohet në 30 korrik, kërkon 84 vota, PS-ja nuk i ka, në kuvend ndodhet opozita, dhe shumica me kryeministrin janë seriozë në diskutimin me këta faktorë opozitarë që janë kyçi, e kanë në dorë. Si pol i tretë politik kanë edhe ata kërkesat e tyre. Nëse kryeministri nuk do të negocionte dhe nuk do të takohej me ta, kjo nuk do të ishte serioze".

Share This Video


Download

  
Report form