#tvora #rtvoranews
Demokratët kërkojnë rikthimin e figurave të cilët nuk kandiduan ne zgjedhjet e 2017 dhe njihen si kritik të Lulzim Bashës. Anëtarë të strukturave në Shkodër kane propozuar Jozefina topallin, ish-nënkryetaren e PD si kandidatë për deputete. Në Vlorë kërkohet rikthimi i Bujar Leskajt, ndërsa anëtarësia në Tiranë ka propozuar edhe ish Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.
Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, nga anëtarësia, po i jep partisë demokratike mundësinë jo vetëm të hapet ndaji emrave të rinj por edhe për të përfshirë në proces të larguarit e 2017-ës apo kritikët e Bashës.
Demokratet e Shkodrës kane propozuar Jozefina Topallin, për të qenë sërish deputete e kësaj force politike.
Edhe pse procesi i propozimeve është në fillimet e saj dhe ne shume grup seksione ende nuk ka pasur mbledhje, burimet i than RTV Ora, se deri tani në të paktën dy grup-seksione kane vendosur emrin e ish nënkryetares së partisë demokratike.
E njëjta situatë paraqitet edh ene qarqe të tjera, ku baza ka propozuar emra të të larguarve dhe që nuk kandiduan në zgjedhjet e vitit 2017, dhe që kritikuan Bashën për mënyrën se si e drejton Partinë Demokratike.
Demokratët e Tiranës në degën 9 mes shume emrave, kanë propozuar si kandidatët të mundshëm për deputet ish-ministrin e jashtëm Besnik Mustafaj.
Në vitin 2017, pas humbjes Mustafaj kritikoi Bashën, por në asnjë rast nuk e shkëputi marrëdhënien duke u takuar sistematikisht në vitet e fundit.
Demokratët Vlonjatw, kanw kërkuar rikthimin e Bujar Leskajt, menjëherë sa ky i fundit dorëzoi detyrën e Kryetarit Të kontrollit të Lartë të shtetit.
Leskaj ka kandiduar në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 2005.
Procesi i propozimit të emrave për deputet dhe kryetar bashkisë është në fillesat e saj, ndërsa pritet që shumë emra të tjerë të shkruhen në listë.
Faza e propozimeve do të zgjas deri në 31 korrik, e më pas, në selinë blu do të ngrihet një komision i cili do ti filtroi ata, për ti përballur me pas me votën e anëtarësisë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/baza-propozon-te-larguarit-kerkon-grupin-e-berishes-demokratet-e-shkodres-rikthejne-topallin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv