Report TV - Vota e diasporës, Majko: Ballafaqim nëse i meritojmë 500 mijë shqiptarët jashtë vendit

Report TV 2020-07-11

Views 0

Vota e diasporës në zgjedhje është një ballafaqim me realitetin, nëse vendi e meriton atë apo jo. Ky ishte mesazhi kyç i ministrit Pandeli Majko në takim me sipërmarrjet e diasporës, që erdhi si një thirrje për shtetin që ta bëjë atë pjesë të jetës politike në vend.

?Janë kohë të zgjedhjeve për të gjetur zgjidhej. Diaspora shqiptare mbetet burimi kryesor i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë dhe ajo do të jetë së shpejti pjesë e votës politike në vend. ?Ndryshimi po vjen si një provë ballafaqimi që do të tregojë nëse shteti ynë e miraton diasporën që ka. Shqipëria ka mbi gjysmë milioni shtetas me pasaportë të BE-së, kjo matematikë që është shprehje e faktit se Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje politike por interes kombëtar?, thekson Majko.

Majko tha se përfshirja e diasporës në zgjedhje do të shoqërohet edhe me struktura të veçanta administrative.

?Në çdo bashki të vendit pas ndryshimeve ligjore do të fillojë ngritja e strukturave administrative të veçanta për diasporën dhe migracionin?, deklaron Ministri i Diasporës.

Ministri Majko i shoqëruar nga ministri Shalisi, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Ardian Lekaj dhe sipërmarrës të tjerë nuk la jashtë vëmendjes edhe situatën ekonomike të vendit.

?Kjo është një kohë e vështirë kur virusi po sëmur ekonominë më shumë sesa njerëzit. Ky është një mekanizëm që flet pa fjalë për rëndësinë e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit. Janë qindra milionë dollarë remitanca të diasporës që vijnë drejt vendit tonë ende të paorientuara. Ato më së shumti përdoren për ndërtim shtëpiash, shëndetësi dhe arsim?, thotë Majko në takim me sipërmarrjet nga diasporës.

Share This Video


Download

  
Report form