Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas largimit të opozitës nga seanca plenare duke i bërë thirrje që të rikthehet. Balla u shpreh se PS-ja ndodhet mes opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që vendosin kushte, por shtoi se duhet ta harrojnë faktin se u bëjnë dot presion socialistëve. PD-ja u shpreh se nëse preket sistemi zgjedhor prishet marrëveshja e 5 qershorit, por Balla i tha opozitës parlamentare se do të vijojnë diskutimet te Komisioni i Ligjeve për hapjen e listave, por jo të plotë, si një hap të parë.