Vucic: Protestat para nisjes ne Paris | Lajme-News

RTV KLAN 2020-07-11

Views 0

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, e ka përshkruar situatën në Serbi si të qëllimshme, me dirigjim të disa fuqive që duan destabilitet dhe kërkojnë që pozitën e serbëve ta dobësojë edhe para dialogut me Kosovën. Ka akuzuar shërbime të shteteve të rajonit, pa përmendur emra, por ka thënë se për këtë ka informacione shërbimi serb.

?Kishte vetëm një qëllim, që t?i bëjë dëme Republikës së Serbisë dhe ta ngarkojë edhe më shumë delegacionin ë Serbisë në udhëtimin në Paris dhe Bruksel dhe të mos jemi të fuqishëm ashtu siç do të ishim në këto bisedime?.

Vuçiç nuk ka dyshim se këto protesta nuk kanë të bëjnë me pandeminë dhe ka paralajmëruar që nuk do të ketë orë policore. Gjithsesi, dhuna nuk do të tolerohet, siç tha Presidenti serb, shteti do t?u kthejë përgjigje fuqishëm.

?Nuk keni të drejtë të rrezikoni jetët e policëve, të futeni në organet shtetërorë pasi Serbia nuk do ta tolerojë këtë. Askujt nuk do t?ia lejojmë të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në Serbi?.

Vuçiç nuk është përgjigjur nëse në protesta ka patur shtetas të Malit të Zi dhe Rusisë. Gjatë protestave në Serbi janë lënduar mbi 60 protestues dhe policë, kurse autoritetet e rendit kanë arrestuar 24 persona.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form