Disa objekte u përfshinë nga flakët natën e së enjtes në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar dhe objektet e tjera të banimit përreth. Banorët u evakuuan, ndërsa situata u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës. Gjithsesi, një objekt magazinimi, një lokal, dyqan dhe një banesë pësuan dëme materiale. Të lënduar në njerëz nuk pati. Ngjarja ndodhi pranë sheshit ''Pranvera'' dhe stacionit të autobuzave urbanë të plazhit në Durrës. Zjarri u përhap në objektet e ulëta i ndihmuar dhe nga materiali pupulit, tallash i presuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose ngarkesë në rrjetin e amortizuar elektrik të njërit prej objekteve ku ra zjarri fillimisht, po do të jenë veprimet e mëtejshme që do zbardhin shkakun e zjarrit. Për shkak të errësirës, ekspertët do bëjnë kqyrjen e vendngjarjes gjatë ditës së sotme.
Nderkohe dhe nje tjeter vatr zjarri u raportuar në ish-bazën e Hekurudhës në plazhin e Durrësit, por pas nderhyrjes te forcave zjarrefikese situata u vu nen kontroll.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#VatraZjarri#TopChannel