Komisioni i Jashtem debat per diplomatët nëpër konsullata - (18 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-11

Views 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Diplomacia shqiptare duhet të ketë më tepër diplomatë nëpër konsullatat e akredituara në vendet fqinj, Itali e Greqi, për t?u kujdesur për trajtimin e shqiptarëve të burgosur në këto shtete. Ministri i Drejtësisë Arben Imami, deklaroi sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, se në burgjet greke nuk respektohen të drejtat e të dënuarve shqiptarë, nuk respektohen afatet e paraburgimit dhe në mjaft raste të dënuarit shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen.

Komisioni i Jashtëm Parlamentar, u tërhoqi vëmendjen konsullatave, të cilat nuk interesohen për bashkatdhetarët e burgosur. Transferimi i këtyre të burgosurve shqiptarë, nga Italia e Greqia në burgjet e Shqipërisë, është ende i pa mundur, pasi ende po punohet për ndërtimin e burgjeve të reja në Peqin e Lezhë.

Për zgjidhjen e problemeve të të burgosurve do të zhvillohet së shpejti një takim trepalësh i ministrave të Drejtësisë, të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form