Lajme Arkiva 2000
Shpëtimi i urave shqiptare nga shembjet është objektivi i parë i Mit'hat Havarit si shef i Policisë Ndërtimore të vendit. Sot në ditën e parë të detyrës së re, Havari ka vendosur që firmat që marrin inerte nga shtrati i lumenjve shqiptarë, do të jenë të parat që do të përballen me vendosmërinë e tij si kompetent i Policisë Ndërtimore.
"Është një shqetësim shumë i madh ura mbi lumin Shkumbin që është në rrezik, ura e Mifolit, ura e Matit ku po vazhdohet të shkatërrohet duke marrë zhavor dhe duke u nxjerrë themelet atyre urave. Kjo kërkon një impenjim më të madh jo vetëm timin si drejtor, por natyrisht dhe të ministrit. Unë do të bëj një kërkesë zyrtare ku do të kërkoj me forcë që urgjentisht, personat që punojnë atje dhe nuk duan të ja dinë për shtetin, të shkojnë në polici dhe të marrë fund kjo histori."
Parku Rinia për të cilin Havari thotë se është betuar se do t'a shkatërrojë duke e piketuar si çerdhe e krimit që kur kryente funksionin e drejtorit të Policisë së Tiranës, është edhe tani prioritet për të, por në ditën e parë të detyrës së re, Havari nuk ka marrë zotimet për prishjen e tij.
Do të duhet koordinimi i disa strukturave qeveritare për t'a realizuar përfundimisht pastrimin e Tiranës nga ndërtime pa leje të bëra në masë, ka arsyetuar Mit'hat Havari./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/