Gjykata e Faktit sekuestron pasurine e firmave piramidale - (22 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-11

Views 2

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ata që kanë marrë para të dhëna më parë me fajde tek ish-firmat piramidale, pas datës 23 Janar 1997, kur qeveria urdhëroi bllokimin e firmave, do t?i kthejnë këto para, ose përmbarimi do të sekuestrojë çdo lloj pasurie që mund të kenë. Vetëm në një ditë Zyra e Përmbarimit në Gjykatën e Faktit, ka firmosur për sekuestrimin e llogarive apo pasurive të 1600 personave.

Pas vendimit të qeverisë, u bllokuan llogaritë e VEFA-s, Gjallicës, e të tjera shoqëri huamarrëse. Punonjës apo rrethi i ngushtë i këtyre firmave arritën të marrin para të depozituara 100%, por sipas ligjit për administrimin e parave të piramidave këta persona tani janë të detyruar t?i kthejnë paratë pranë administratorëve të tyre.

Në 13 bankat shqiptare, Hipotekën, Tatim-Taksën, në Drejtorinë e Automjeteve, do të sekuestrohen para apo pasuri të paluajtshme, deri dhe licenca të këtyre përfituesve. Më pas paratë do të futen në llogarinë e këtyre ish-firmave dhe të gjithë kreditorët, do të marrin paratë e tyre, sipas koeficientit të dalë nga grumbullimi i parave dhe shitja e aseteve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form