Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Mazhoranca socialiste në parlament, ka vendosur sot ta konsiderojë antikushtetuese kërkesën e 30 deputetëve, për lejimin e kthimit të Leka Zogut në Shqipëri. Deputetët socialistë të mbledhur në grupin parlamentar, janë shprehur se parlamenti nuk bënë amnisti politike për individë, ndaj të hënën ata do të votojnë kundër kësaj projekt-rezolute.
Sipas kryetarit të ri të grupit socialist, Arben Malaj, parlamenti nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e gjyqësorit, ndaj Leka Zogu duhet t?ju përgjigjet kërkesave të prokurorisë dhe vendimit të drejtësisë. Ndërkohë ky vendim i socialistëve i gjen të përçarë legalistët, nga njëra anë Ekrem Spahia e Murat Basha ndodhen në Johanesburg, ku kanë takuar Leka Zogun, ndërsa kryetari Durollari ka thirrur delegatët në Kongresin e Legalistëve më 29 Korrik./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/