Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Rama është takuar sot me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dhe prefektin e qytetit.
E ndërsa 7449 familje do të përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive, kryeministri Rama tha se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.
Gjatë fjalës së tij ai tregoi se për të arritur tek kjo ditë kishte insistuar shumë, madje shumë herë i kishte ngritur edhe zërin kryetares së Bashkisë së Durrësit.
?18 mld dollarë do të jepen për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat. Ka filluar edhe puna për ndërtimin e shtëpive individuale. Në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave. Sa për ato kolektive do të duket pak më shumë kohë. Ne nga ana jonë nuk po i lëmë asnjë gjë mangut.
E di kryetarja sa jam interesuar unë. Herë me zë të moderuar, herë me volum të ngritur më ka mua ne vesh, edhe pse e di se është njësoj si të qërosh oriz se kjo punë ka shumë probleme. Rëndësi ka që kemi nisur dhe do ta mbyllim këtë plagë të tmerrshme që hapi 26 nëntori i vitit të shkuar shkuar.
Kryesorja është çlirimi i financimeve, për faktet konkrete do flasin shumë shpejt, se ne jemi atdheu i Shën Thomait që po nuk prekëm nuk besojmë, ndaj do ju sigurojmë që t?i prekni vetë veprat?,- tha Rama.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Durres#TopChannel