Personi në fjalë, me inicialet V. M, fillimisht është ndaluar nga policia rrugore në rrugën 'Teodor Keko', pasi është konstatuar duke lëvizur pa vendosur rripin e sigurimit. Në këtë moment, teksa u jepte dokumentacionin përkatës, 28-vjeçari ka futur në mesin e tyre edhe një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe, me qëllim shmangien e gjobës.