Emisioni 112, ep 32 - I riu rreh gruan sa tmerron gjithë pallatin nga britmat, e prangos policia

Report TV 2020-08-01

Views 0

Në episodin 32 do të ndiqni: Historia e plotë e gruas që nuk ha prej 6 muajsh, policia ndërhyri pas telefonatës së fqinjit.
VIDEO/Deklarata e çuditshme e gruas: "Të na marrshin të keqen se ringjallem, nuk vdes kush nga ringjallja".
VIDEO/Burri rreh gruan sa ngre gjithë pallatin në këmbë, fqinjët e tmerruar lajmërojnë policinë.
VIDEO/Burri-policëve që po e prangosnin: "Emo se burri e goditi, nuk jam çun i keq"

Episodi 32 i Emisionit 112 vjen me dy ngjarje ku fqinjtë kanë luajtur një rol thelbësor në parandalimin e ndonjë tragjedie tjetër në familje. Në rastin e parë sjellim historinë e plotë të një zonje 51-vjeçare që nuk ha prej 6 muajsh ndërsa qëndronte e mbyllur në banesë. Duke marrë shkas nga ngjarja e Kombinatit fqinji i saj lajmëroi policinë e cila u angazhuar menjëherë. Në rastin e dytë fqinjtë e një pallati njoftojnë policinë për një vajzë që po dhunohej nga bashkëshorti i saj. Ne jemi me patrullën në këtë rast dhe ju sjellim pamjet e prangosjes së tij dhe shoqërimit të komisariat.

Gazetar: Antonio Çakshiri
_______________
TIRANË - Episodi 32 i Emisionit 112 vjen me dy ngjarje ku fqinjtë kanë luajtur një rol thelbësor në parandalimin e ndonjë tragjedie tjetër në familje.

Pak ditë pas publikimit të lajmit në Report TV përmes Emisionit 112 për një tjetër zonjë që nuk ushqehej prej 6-muajsh dhe qëndronte e mbyllur në banesë, në episodin 32 të "112" transmetojmë videon e plotë të ndërhyrjes së uniformave blu në këtë rast.

Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat duket se solli ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më. Telefonata e fqinjit në polici me alarmin se ishte pjesë e ?Dëshmitarëve të Jehovait?, zbuloi gruan 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa. Frika e nxitjes së saj nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, i sjellim ekskluzivisht përmes emisionit ?112? të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri.

Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes ndërsa dyshohet se ato ishin pjesë e një sekti fetar dhe se akti ishte kryer me besimin e verbër se do ringjalleshin.

Ky rast i kësaj zonje 51-vjeçe që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë Rrugës së Elbasanit ku jeton me nënën dhe kunatën.  Ajo konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore. Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë. Gjatë kontrollit shëndetësor nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim: "Ringjallem, ngjallem, të na marrshin të keqen se ringjallem, nuk vdes njeri nga ringjallja".

Në segmentin e dytë të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 3 teksa efektivët e policisë reagojnë në një konflikt në familje. Bashkëshorti ka dhunuar gruan e tij ndërsa zhurmat dhe të bërtiturat janë dëgjuar në gjithë pallatin sa fqinjtë e tmerruar njoftuan...

Share This Video


Download

  
Report form