Top News - Amnistia fiskale/ Qeveria, ligji në kuvend urgjent!

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Qeveria ka dërguar me urgjencë për miratim projektligjin për aministinë fiskale për miratim në Parlament. Drafti ishte publikuar disa ditë më parë si pjesë e konsultimeve publike, por qeveria duket se nuk ka pritur dhe për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e Covid-19 ka menduar ta dërgojë për miratim në Parlament.
Qeveria e lidh emergjencën me situatën e krijuar në ekonomi ka koronavirusi. ?Tashmë vendi ynë ndodhet në kushtet kur tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia globale e shkaktuar nga COVID-19 kanë dëmtuar ekonominë, sipërmarrjet, biznesin në tërësi dhe financat publike të shtetit. Prandaj, është e nevojshme që, për të tejkaluar këtë situatë dhe për të mbështetur sipërmarrjet në këto kushte të vështira, krahas stimujve fiskalë që janë miratuar dhe do të miratohen në të ardhmen, të krijohen mundësi edhe për legalizimin e kapitaleve dhe pasurive, të cilat, për shkaqe të ndryshme nuk janë deklaruar apo ligjësuar. Një masë e tillë do të lehtësojë frymëmarrjen e ekonomisë dhe të sipërmarrjeve, duke shtuar burimet financiare legale për financimin e veprimtarive ekonomike dhe rritjen e konsumit?, thuhet në relacionin e qeverisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amnistia#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form