Ramush Haradinaj: E verteta e plagosjes sime (24 korrik 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar të tregojë për Televizionin Klan, incidentin më të fundit ku ai mbeti i plagosur pas një konfrontimi me një fshatar të Stercit i njohur për marrëdhënie jo të mira me Haradinaj. Ramush Haradinaj thotë se unë kam pjesën time të fajit në incident, por çfarë ndodhi nuk mund të influencojnë në figurën time politike. Ish luftëtari i UÇK-së tregon:
"Në datën 7 korrik isha në rrugë për të shkuar në shtëpinë time. Ishte ora pas mesnatë ku më njoftoi vëllai im se pjesëtarë të një familje në fshatin Sterc kishin qenë një ditë më përpara në familjen tonë dhe kishin kërkuar që të bisedonin me mua për një sqarim rreth njerëzve të zhdukur në luftë. Meqë ishte kështu unë mendova që të bisedoj me të dhe bisedova të që afrohem dhe të bisedoj me ta. Biseduam në një shtëpi e cila supozohej të ishte e tyre dhe thirra zotin e shtëpisë për të folur me të. Ndërkohë nga pas ka dalë një person i cili ka kërkuar që ne të largohemi dhe ka treguar që është i armatosur me bombë dore. Në momentin që ai ka thënë këto fjalë, personi është larguar. është futur brenda në shtëpi ku ka hedhur bombën e dorës dhe unë u plagosa."/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form