Natën e kaluar një sasi lënde eksplozive e paketuar është hedhur drejt banesës së një shtetaseje në Fushë-Krujë. Policia e lidhi ngjarjen me operacionin policor, pas një hetimi 8-mujor, që në fundjavë çoi në pranga 4 shtetas dhe në kërkim 2 të tjerë, pasi shfrytëzuan seksualisht dhe e nxitën të përdorë drogë një 17-vjeçare. Grupi ushtronte veprimtari kriminale dhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Rreth orës 23.00 të së dielës, nëna e vajzës së abuzuar konstatoi pakon e dyshimtë dhe njoftoi policinë, e cila zbardhi motivet e ngjarjes dhe vijon të punojë për kapjen e të dyshuarit dhe personit tjetër në kërkim.
Forcat antieksploziv të RENEA-s pas verifikimit kontatuan se pako e pashpërthyer ishte lëndë plasëse artizanale, ndërsa policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes 23-vjeçarin A.B. i shpallur në kërkim dy ditë më parë për ?prodhim e shitje narkotikësh?, ?nxitje të përdorimit të drogës? dhe ?shfrytëzim të prostitucionit? bashkë me persona të tjerë. Pas operacionit policor, i dyshuari në kërkim ka kërcënuar me lëndë plasëse familjen e së miturës. Policia vijon të punojë për kapjen e 23-vjeçarit, që e rëndon pozitën e tij para ligjit dhe me një tjetër vepër penale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RENEA#FushKruje#TopChannel