#oranews #rtvora #news #boom #pezehelmes
Emisioni ?BOOM? ka sjellë pamje ne lidhje me krimin mjedisor që po ndodh në Pezë Helmës në vendin e quajtur ?Kodra e gëlqeres?.
Pikërisht në pjesën më të lartë të bllokut të vilave është prerë kurora e gjelbër dhe po ndërtohet një mur rrethues.
Jemi drejtuar në Njesinë Administrative Pezë për të kërkuar informacion në lidhje me këto punime që po kryhen.
Edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, Administratori Besmir Kola ka refuzuar për t?i dhëne përgjigje pyetjes se kush është pronari i kësaj toke dhe a është pajisur me leje për të kryer punime?
Gazetarja: Si jeni? Folëm bashkë ditën e premte. Fole me djalin e protokollit?
Punonjësja e Njësisë Administrative Pezë: Po kam folur dhe shkresa akoma nuk ka përfunduar.
Gazetarja: Kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe ju nuk na ktheni përgjigje.
Punonjësja e Njësisë Administrative Pezë: Kaq mund të them që nuk punohet. Administratori është në bashki.
Gazetarja: Unë ju lajmëroj që të premte që do të vi të hënën, dhe pikërisht sot nuk është as administratori dhe as djali i protokollit.
Investigimi i ?BOOM? do të shtrihet në kohë dhe së shpejti do ju sjellim fakte të reja se kush e ka këtë pronë, për më tepër pse hesht njësia administrative e Pezës për këtë skandal mjedisor.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv