Nëna rrëfen si e shpëtoi/ 17-vjeçarja nga Fushë Kruja shfrytëzohej seksualisht nga disa persona

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 3

17-vjeçarja nga Fushë Kruja, e cila u shfrytëzua seksualisht nga një grup personash për muaj me radhë, prindërit i kishte të divorcuar.


Babai i saj, në 2016, u arrestua pasi dhunoi mamanë e së miturës, dhe vuajti tre vite e gjysmë dënim, e ndërsa kujdesi i fëmijëve i mbeti bashkëshortes së tij, me të cilën u nda. Në një intervistë për top Channel, ajo tregon se e kishte kuptuar shumë vonë që vajza kishte nisur përdorimin e drogës.

-Zonjë kur e keni kuptuar që vajza juaj ka problem?

?Pra dy vitesh ajo kërkonte që të dilte. Unë nuk e lija. Por edhe kur dilte i çoja mbrapa gocën e dytë. Edhe nuk me treguan që ajo konsumonte hashash. Nuk e vura re .Këmbëngulte shume që të dilte. Ishte gati e përnatshme. Dhe kaloi ca kohë. Më 14 shtator në ditëlindjen e vet tha do dal me shoqërinë. Erdhi shumë vonë, ishte e turbulluar. Nuk e kuptova?e qortova pse kishte ardhur vonë. Nuk e kuptova që kishte marrë kokainë. Filloi te përsëritej shumë shpesh. Ma kërkonte me këmbëngulje që të dilte. I jepnin kokainë në këmbim të favoreve seksuale. E përdhunonin e trajtonin keq. E rrihnin. Unë shumë vonë e kam marrë vesh. I kanë bërë shumë tortura?.

E mitura, siç tregon mamaja e saj, nuk i kishte treguar çfarë po kalonte, pasi ishte nën kërcënimin e personave që e shfrytëzonin.

?I thoshin mos trego se do të të vrasim familjen. Do të të marrim motrën të ta trajtojmë shumë keq. Ka shkuar shumë gjatë, derisa e morën dhe s?ma kthyen dhjetë ditë. U bë goca e humbur. E kam kërkuar me anë të policisë. Policia nuk bëri asgjë. Ata thoshin shko ti, na I gjej dhe bjere. I thoshim, se po e gjetëm vet, nuk është nevoja të vijmë këtu tek ju?.

Mamaja e 17-vjeçares, thotë se vajzën e saj, këta persona donin ta trafikonin drejt Greqisë.

?Ato 10 ditë më thoshte që jam tu ik për Greqi jam për Sarandë. Ajo ishte në Kamzë. Më pas vajza erdhi vet me marr pasaportën, sepse i kishin thënë do të të largojmë për Greqi. Dhe unë pasaportë, e pata larguar nga shtëpia, bashkë me kartën e identitetit, sepse ma ndjente zemra, se do e merrte për të iku në Greqi. Ajo kishte kontrolluar të gjithë shtëpinë, por se kishte gjetur pasaportën dhe ikën largohet?.

Por historia nuk mbyllet me kaq.

?Që kthyer nga Kamza nja dy ditë. Erdhëm në shtëpi, por kërkonte të ikte prapë, sepse e kërcënonin në telefon edhe ndenji deri në orën 12 e gjysmë. I ndenji goca tjetër pas. Por iku u largua prapë. Ka ndenjur dy ditë e kam kërkuar në të gjithë Krujën?.

Pasi prokuroria rihapi dosjen e kësaj ngjarjeje pak ditë më parë, në pranga u vunë 4 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Njeri prej tyre dyshohet se është personi që i vendosi tritol kësaj familjeje mbrëmjen e së dielës, në formë kërcënimi, për të tërhequr denoncimin ndaj tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel ësht...

Share This Video


Download

  
Report form