Ndezjen e dritës jeshile nga ana e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson tentativë të Kryeministrit Rama për të vjedhur votat e opozitës në zgjedhje. Mediu thotë se truku i ndjekur përmes heqjes së koalicioneve është antikushtetues dhe çon drejt asgjësimit të djathtën.
Ndonëse që në krye të herës i ka mëshuar idesë se në marrëveshjen e 5 Qershorit duhet të ishte përfshirë edhe qeveria kujdestare, me vendimmarrjen e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, thotë se dokumenti i dakordësuar nga ndërkombëtarët tashmë ka rënë.
Përballë asaj që e cilëson si shkelje flagrante të Kushtetutës, kreut të opozitës i kërkon të reagojë sa nuk është vonë, ndërsa Presidentit Meta i kujton betimin e bërë në 2 Mars.
Mediu thotë se opozita ka informuar partnerët strategjik për këtë akt të paprecedentë, që sipas tij, acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/