#tvora #rtvoranews
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar në Këshillin e Legjislacionit ndryshim të Kushtetutës, për t?i hapur rrugë ndryshimit të sistemit. 140 deputetët, me këto ndryshime do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar.
Për gazetarin Genci Çobani, nuk është shqetësuese ndryshimi i sistemeve zgjedhore, por mënyra se si preket kushtetutea sa herë që ka interesa nga klasa politike.
Në një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Çobani tha se kushtetuta është pronë e të gjithëve e miratuar me referendum, e nëse ka ndryshime të rëndësishme, duhet të bëhen po me referendum.
Genci Çobani: ?Ajo që më shqetëson nuk është ndryshimi i sistemeve, kalimi nga listat e hapura te listat e mbyllura, por ky sermafolizim i kushtetutës, nxjerrja e kushtetutës në semafor. Sa herë që kemi nevojë për ndryshim të sistemit zgjedhor, sa herë që ka interesa të klasës politike, preket kushtetua. Kushtetuta nuk është pronë e klasës politike, por e shqiptarëve. Kushtetua është pronë e të gjithëve, është miratuar me referendum dhe nëse ka ndryshime të rëndësishme të cilat prekin drejtpërdrejt të drejtën e votës, duhet të bëhen me referendum, asgjë tjetër. Nuk është nevoja për prekjen e kushtetuës sa herë që bëhen ndryshime të sistemit zgjedhor, mund të bëhet një ligj i veçantë.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/cobani-ndryshimet-kushtetuese-te-behen-me-referendum-kushtetuta-jo-prone-e-klases-politike/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv