Parate e krimit tek pronat, agjentet raportojne |Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-01

Views 0

Të gjithë agjentët e shit-blerjeve të pasurive të patundshme do të detyrohen që të raportojnë rastet e dyshimta të pastrimit të parave përmes blerjeve të pronave.
Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë kanë përgatitur një ligj të posaçëm për të mbuluar ushtrimin e profesioneve të lira që lidhen me procesin e transaksioneve të pronave, duke përfshirë në këtë detyrim agjentët imobiliarë, noterët, avokatët dhe përmbaruesit.
Nisma parashikon penalitete për rastet kur agjentët nuk raportojnë transaksionin e dyshimtë, ndërsa rregullon profesionin e agjentit imobiliar duke përcaktuar detyrat që ka me klientët dhe tarifat që duhet të aplikohen.
Pastrimi i parave përmes shit-blerjes së pronave është një nga format e përdorura më shpesh nga grupet kriminale në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, penalitetet më të mëdha gjatë vitit 2019 në fushën e pastrimit të parave janë dhënë ndaj kompanive të ndërtimit dhe noterëve.
Në fund të 2019-s lejet e ndërtimit të miratuara kapën një vlerë prej 650 milion eurosh, ndërsa kredia për këtë sektor dhe blerjen e pasurive të patundshme mbeti poshtë mesatares së 5 viteve më parë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form