Listat e hapura e koalicionet, Rama Gati të takoj Bashën, nëse s'e do paktin e 5 Qershorit e heqim

Report TV 2020-08-01

Views 0

TIRANE-Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për të takuar kryetarin e PD-së, por duke i përcjellë dhe një mesazh të qartë "Nëse nuk e do marrëveshjen e 5 qershorit mund ta heqin". ?Budalla është ai që nuk ndryshon mendje?. Kështu e justifikon kryeministri Edi Rama faktin që ka ndryshuar qëndrim për hapjen e listave. Kreu i mazhorancës e thotë prerë se nuk do të ketë tërheqje nga ndryshimet në kushtetutë.

"Kjo nismë, hapja e listave, ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar. Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran. Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës pa cenuar asnjë pikë të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentit. Sot PS-ja ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit" tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form