Rama: Ne bëmë një lëshim të madh; kushti që mund të hidhte në erë marrëveshjen…

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke u ndalur te marrëveshja e 5 qershorit, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dashur që t?ia fusë qeverisë këmbët në një këpucë sa u takon kushteve.


?Deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia për këtë pikë. Pasi topi shkoi në fushën e Lulzim Bashës, u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhur në erë marrëveshjen. Ka thënë se gjithçka që kishte luftuar ka qenë teatër. Nuk kuptohet se pse iku nga Kuvendi kur gjerat kanë qenë në rregull. Basha pretendon se ne e pranuam këtë pasi na i futën këmbët në një këpucë. Unë vërtet e kam 46-a, por këmbën e majtë s?ma nxë. Ne bëmë një lëshim të madh, jo sepse nuk kishim rrugë tjetër, por kjo ishte rruga më e mirë për të përfshirë opozitën jashtëparlamentare në procesin politik. Është një motiv që të kuptojmë se PS-ja dhe unë personalisht nuk kemi një qasje autoritariste sepse ishte rasti për të bërë të kundërtën nëse do ishim të tillë. Dhe do thoshim: kush jeni ju? Ju s?jeni në Kuvend. S?përfaqësoni askënd përveç vetes?, u shpreh Rama.

Më tej shtoi:

?Nga pikëpamja institucionale do ishim korrekt, por nga pikëpamja politike s?do ishim. PD është realitet politik, pavarësisht se nuk është pjesë e realitetit parlamentar. Ndaj të dashur kolegë dhe kolegë të opozitës parlamentare, keni kohë të reflektoni se të dyja janë të lidhura bashkë. Marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ne e kemi pranuar se është e drejtë. E vërteta është që kemi arritur që të sensibilizojnë opinionin publik. Se kam problem t?i them zonjës Hajdari, Myslimit, Ralfit, bravo ju qoftë. PS i takon që të dëgjojë qytetarët dhe të kuptojë dhe kur ajo çka një masë e madhe njerëzisht thonë mund të mos jetë gjëja që do donte të bënte, që duhet të udhëheq si forca që përfaqëson qytetarët, shumicën e tyre. Një parti përtej partive, është populli. Në shumicë qytetarët duan hapjen e listave, ndaj në këtë pikë jemi dakord. Atje ku nuk jemi dakord, e dëgjova dhe të palodhurin Murrizi dje, duke mirëkuptuar dhe stilin e tij të posaçëm, që ishte agresiv në raport me marrëveshjen e 5 qershorit. Më vjen keq, që ka të drejtë, por më vjen keq se nga jete lartësia e jetës së tij, që jemi në ushtrimin e artit i së mundurës. Është e pamundur për në që ta grishim marrëveshjen e 5 qershorit. Është marrëveshje e nevojshme për të dhënë një mesazh shumë të qartë në spektrin politik; se të gjithë janë pjesë e këtij procesi. Ti Murriz, dhe të tjerët, keni një huq nga partia që vini, që i doni të gjitha. Jeni mësuar se po të bërtasësh shumë dhe po të vësh kushte, do marrësh diçka më shumë. E kuptoj! Është zakoni i të voglit. Keni qenë gjithë jetën pakicë dhe qani më shumë. Por kjo është e pamundur. Më mirë herët se vonë, marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të gjejmë rrugën që të jemi dakord. Se bëjmë hapjen e listave se po na e impononi ju, por se jemi bindur.?...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS