TIRANE-ReportTv mëson ekskluzivisht se prej 4 muajsh kreu i SPAK ka depozituar në ministrinë e Drejtësisë tetë kërkesa për izolimin e bosëve të krimit. Ligji për regjimin e posaçëm 108/2018 i njohur edhe si "41-bis" është në fuqi prej 30 janarit 2019.
Një ditë më parë kreu i burgjeve Ismaili tha për Report Tv se asnjë i burgosur nuk është futur në këtë regjim. Sipas legjislacionit në fuqi vendimmarrja i takon ministrit të Drejtësisë.
Burgjet i referojnë informacion SPAK e më pas kjo prokurori ja përcjell ministrisë vendimin. Tetë kërkesa janë për të dënuar të cilët janë në burgje si pjesë të grupeve kriminale të drogës, prostitucionit dhe vrasjeve.
Aktualisht në paraburgim 313-të janë 10 qeli të regjimit "41 bis". Në këtë regjim nuk lejohet telefoni, je në monitorim 24 orë me kamera, nuk lejohet televizori, je i veçuar nga të tjerët dhe nuk lejohen takimet.