Top News - ‘Kishte një shok polic’/ Shqiptarja u gjet e vrarë në Greqi

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 3

Motra e 16-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vdekur një ditë më parë në derën e Kishës ka dhënë detaje, lidhur me ngjarjen tragjike. Mediat greke shkruajnë se motra e adoleshentes, binjake, ka bërë me dije se e mitura herën e fundit që kishte dalë nga shtëpia, kishte thënë se do të takohej me një djalë, me të cilin ishte njohur kohët e fundit.

Sipas dëshmisë së motrës së 16-vjeçares, bëhet fjalë për një efektiv policie, që është një djalë i moshës 26-vjeçare. Trupi i adoleshentes shqiptare u gjet i pajetë jashtë një kishe në kodrën e Profitis Ilias në Trikala, një ditë më parë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik.
Sipas informacioneve paraprake viktima ka patur goditje me mjete te forta ne trup dhe ne koke. Sipas burimeve policore po shqyrtohen te gjitha pistat dhe kryesisht ajo e nje akti kriminal.
Thuhet madje se para disa ditesh 16 vjecarja kishte paditur shokun e saj se kishte ushtruar dhune mbi te. Policia nderkohe është në kërkim të provave të mundshme, shenjave të gishtave dhe materialit gjenetik qe do te cojne ne zbulimin e autorit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form