Një ndër investimet më të rëndësishme në Tiranë është ai i Ujësjellësit të Bovillës, ku u dyfishua uji i pijshëm dhe 62% e Tiranës do të ketë ujë 24 orë në shtëpi.
Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Belinda Balluku ndodhen në Ujësjellësin e Bovillës, pas përfundimit të investimit që dyfishon ujin e pijshëm për Tiranën dhe rrit cilësinë e tij.