Ora News -Civici: Deficiti buxhetor një barrë e rëndë, qeveria mund të përgjysmojë shpenzimet jetike

Ora News Emisione 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews

Ekonomia shqiptare është goditur rëndë nga pandemia Covid-19, por vuan akoma pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo ka detyruar qeverinë shqiptare të marrë borxhe, si një mënyrë për të ringritur ekonominë.

Për ekspertin e ekonomisë Ardian Civici, rritja e borxhit dhe ulja e të ardhurave në buxhet, po rrit deficitin buxhetor.

Adrian Civici: ?Ulja e të ardhurave në buxhet shoqëruar me rritjen e deficitit buxhetor, po t?i shtojmë edhe rritjen e borxhit publik, bën pjesë në atë faktor negativ, që shprehin situatën dhe efektin e krizës. Rritja e deficitetit, nënkupton që qeveria duhet të bëjë më shumë shpenzime sesa ka të ardhura. Një pjesë e këtyre shpenzimeve, që janë pjesë e një borxhi që merr qeveria. Zakonisht deficitet buxhetore të pranueshme janë në nivelet 1, 2, maksimumi 2,2-2,5%.

Një një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Civici tha se në këto kushte, qeveria mund të detyrojë që të zvogëlojë shpenzimet jetike për vendin, pasi deficiti buxhetor po kthehet në një barrë të rëndë.

Adrian Civici: ?Në këto kushte ku jemi, borxhi shtohet, të ardhurat zvogëlohet, dhe po t?i shtojmë faktin për shpenzimet e detyruara nga buxheti, siç janë për shëndetësinë, pensionetm, administratën publike etj, natyrisht që deficiti buxhetor është një barrë e rëndë, nga njëra anë të prishë ekuilibrat, sepse një ditë duhet ta shlyesh. Kjo mund ta detyrojë qeverinë që shumë shpenzime që janë etike, do detyrohet t?i zvogëlojë ose t?i përgjysmojë.?

Sipas Civicit, rënia e të ardhurave në dogana, ka reflektuar aktivitetin e ekonomisë shqiptare, ku pasi një tkurrje në tre mujorin e parë dhe të dytë të këtij viti.

Adrian Civici: ?Doganat në vetvete reflektojnë dinamizmin dhe aktivitetin ekonomik të vendit, qoftë eksportet, qoftë importet, apo lëvizjet e ndryshme të cilat kanë detyrime doganore për tu paguar. Planifikimi i të ardhurave në buxhet në raport me doganat, bëhen në përputhje me parashikimin e aktivitetit ekonomik të vendit dhe të gjithë subjekteve që detyrohen të paguajnë tarifa doganore të caktuara. Në këto kushte, edhe për tre mujorin e parë por sidomos për tremujorin e dytë, kemi pasur një tkurrje shumë të madhe të aktivitetit ekonomik, sidomos nga mungesa e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kjo është pasqyruar edhe në uljen shumë të ndjeshme nga të ardhurat në dogana.?

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/civici-deficiti-buxhetor-nje-barre-e-rende-qeveria-mund-te-pergjysmoje-shpenzimet-jetike/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS