British Airways njoftoi se do të tërheqë të gjithë flotën e saj të avionëve Boeing 747, pasi pandemia e koronavirusit e ka tkurrur në mënyrë drastike udhëtimin ajror.
Operatori më i madh i këtij lloji avionësh në botë ka 31 të tillë. Boeing 747, i mbiquajtur edhe ?Mbretëresha e Qiejve?, ka qenë avioni më i njohur për më shumë se 50 vjet, por duket se ditët kishin filluar t?i numëroheshin që përpara shpërthimit të sëmundjes në muajin mars. Edhe pse ka një gjysmë shekulli shërbim cilësor e të shumëvlerësuar, ky lloj avioni tani thjesht po shihet si i vjetëruar.
British Airways kishte planifikuar ta nxirrte nga qarkullimi në vitin 2024, por me rënien e numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë dhe me parashikimet se do të kalojnë vite përpara se të rikuperohet udhëtimi ajror, kompania duket nuk pati zgjidhje tjetër përveçse të heqë dorë menjëherë nga 747-tat. Ato arritën vërtet ta bënin me të rehatshëm e të përballueshëm trafikun ajror global në vitet 70?, megjithatë kanë mbetur prapa avionëve me teknologji të re dhe mirëmbajtja e tyre është bërë e vështirë. Kufizimet e udhëtimit ajror për shkak të koronavirusit i kanë goditur rëndë linjat ajrore në mbarë botën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BritishAirways#Boeing747#TopChannel