Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se pret që vendi i tij t?i rikthehet në masë të madhe normalitetit nga mesi i muajit nëntor.
Me mbi 294,000 të infektuar dhe 45,000 viktima, Mbretëria e Bashkuar është sot një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë. Duke folur në Londër në një konferencë për shtyp, Johnson tha se ka besimin që Periudha e Krishtlindjeve, në dhjetor, do t?i gjejë familjet sërish të bashkuara.
?Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste. Ne shpresojmë për më të mirën, por përgatitemi për më të keqen?, tha Johnson.
Johnson shtoi se plani i tij mbetet ?i kushtëzuar? dhe se sekreti i vërtetë I luftës kundër sëmundjes mbetet ?veprimi kolektiv i popullit britanik?. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në mbarë globin, ndërsa viktimat janë më shumë se 590,000. Mbretëria e Bashkuar është e treta në botë për nga numri i vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#Britain#TopChannel