#tvora #rtvoranews
Nyja lidhëse e qytetit të Kukësit me Rrugën e Kombit, konsiderohet e rrezikshme dhe burim aksidentesh nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik. Ata zhvilluan një eksperiment me vështirësinë që has një autobus për të lëvizur në këtë pikë.
Kjo është nyja integruese në krahun verior të segmentit Kukës -Morinë që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e Kombit.
Ndërsa kjo lëvizje e vështirë e këtij autobusi, sipas përfaqësuesve të transportit tregon se ajo nuk plotëson parametrat e sigurisë për qarkullimin.
Sipas tyre mënyra si është projektuar e ndërtuar kjo nyje krijon rrezik për përplasje ballore të autobusëve.
?Kjo është baza e aksidentit më e madhja në të gjithë vendin.?
?Biznesi për Biznesin? me kryetar Sokol Kolgjini, që e ka ngritur në vazhdimësi këtë shqetësim kërkon ndërhyrje për ta kthyer këtë nyje brenda standardeve.
Kolgjini: Të rirregullohet brenda standarteve europiane.
Ndërsa banorët e zonës së Shtiqnit i tremben rrezikut të aksidenteve, të cilat aty nuk kanë munguar
Sakaq sipas shoqatës edhe nyja jugore e rrugës së kombit që po ndërtohet, nuk do ketë hyrje-dalje për në Kukës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nyja-e-kukes-morine-kerkohet-nderhyrje-per-shmangien-e-rrezikut-te-aksidenteve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp