Edhe në këto zgjedhje parlamentare partitë premtojnë reforma në gjyqësor dhe prokurori. Por, funksionarët që kanë qenë pjesë e pushtetit gjyqësor nuk besojnë në këtë. Thonë se premtimet partiake për reforma në këtë sektor nuk janë serioze, por se nevojitet riemërim i gjykatësve dhe prokurorëve. Por, këtë proces nuk e miraton BE.