http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora nuk ofron vetëm bregdetin e mrekullueshëm për turistët vendas apo ato të huaj. Vizitat në qendra historike janë një kombinim aktivitetesh, teksa vendos të pushosh në këtë qytet.Manastiri i Zvërnecit është një nga vendet tashmë të njohura, sidomos per vizitorët e huaj. Turistët shprehen të impresionuar si për natyrën, ashtu edhe për historinë e këtij objekti kulti.?Hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe vërtet është bukur, Jam i interesuar për të vizituar të tilla vende historike apo kulte fetare. Jam i impresionuar nga ky vend.?Pozicioni gjeografik i këtij ishulli tërheq turistët edhe jashtë territorit të manastirit. Vizitorët zgjedhin të kalojnë edhe orët e tjera në plazhet e zonës, që ofrojnë pamje piktoreske.