Problematikat që lidhen me transportin urban kanë qenë të pranishme vit pas viti dhe me gjithë ankesat e qytetarëve, përsëri mbetet shumë për t'u përmirësuar. Kushtet dhe shërbimi, veçanërisht në këtë periudhë të pandemisë, janë ato që kanë edhe më shumë rëndësi sesa më parë. Kryesisht personat me aftësi të kufizuara kanë edhe më tepër vështirësi ku bëhet fjalë për frekuetimin e urbanëve. Lidhur me këtë gjë, në kuadër të nismës ?Artivizëm? projekt i Qendrës STEPS, ka ndërrmarë një fushatë sensbilizimi mbi aksesueshmërinë e transportit publik në Bashkinë e Tiranës për personat me aftësi të kufizuar. Ne folëm mbi këtë projekt të rëndësishëm dhe po ashtu ju treguam edhe rastin konkret të një vajzë që ndonëse ka aftësi të kufizuar në shikim, prej 8 vitesh e përdor transportin urban rregullisht. Ajo është Doljana Velia, studente e psikologjisë dhe po ashtu aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Disa nga shqetësimet e saj i ndamë sot me shpresën se dikush do të ndërhyjë për t'i përmirësuar.
"Prerj 8 vitesh unë përdor transportin publik në mënyrë të pavarur aq sa na jepen mundësitë këtu në Shqipëri. Unë e kam marrë këtë si sfidë por gjithmonë është familja dhe miqtë që më aksesojnë me pjesën tjetër të infrastrukturës ku e bën të vështirë orientimin tim për të qenë e pavarur. Mënyra që unë kam gjetur për t'u orientuar, teksa përdor transportin urban, është pak individuale pasi unë memorizoj stacionet për të kuptuar se ku do zbres. Në momentin që unë shkoj te stacioni që do të zbres aty më pret dikush. Ajo që kërkoj unë është që në transportin urban të vendoset sistemi audio që unë ta di se në cilin stacion jemi. Përgjithësisht këtë gjë ma bën fatorina por dhe ai jo gjithmonë."- tha Doljana e cila përherë të parë bëri dhe publike letrën e saj drejtuar isntitucioneve, ku rrëfen peripecitë e saj teksa përdor transportin urban çdo ditë. Letra e Doljanës është një thirrje për të gjithë.
Letra Doljana Velias:
Unë jam Doljana, një vajzë me aftësi të kufizuar në shikim, jetoj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe sfidat në infrastrukture i has ccdo ditë! Ne nuk mund të ndryshojmë botën, ama mund të ndryshojmë mjedisin ku jetojmë, qoftë edhe në mendësi, pasi aty nis gjithccka! Jeta në Tirane është dinamike, dhe për të kapur ritmin e saj shpesh na duhet te vrapojmë! Prej 8 vitesh kam zgjedhur të sfidoj realitetin duke lëvizur e pa varur dhe duke përdorur transportin publik, por kjo është pothuajse e pa mundur të realizohet plotësisht, deri në momentin që mungon përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizuar në çdo aspekt! Në mungesë të autobusëve të pajisur me sistem audio, më duhet të memorizoj numrin e stacioneve për të llogaritur se ku më duhet të zbres! Kuptohet që kjo nuk është zgjidhje dhe është e pa mundur të realizohet në të gjitha linjat e qytetit! Pra mungesa e një sistemi audio i cili na bënë të mundur të kuptojmë se ku ndodhemi, komplikon jetën e secilit prej nesh! Problematika si mungesa e autobusëve me sistem audio dhe...