Report TV - Listat/ PD vendos kushte: Rikthehemi në Këshillin Politik pas miratimit të 5 Qershorit

Report TV 2020-08-02

Views 0

TIRANE-'Mazhoranca bëri gabimin e radhës, kur kaloi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet kushtetuese pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare'. Kështu shprehet në një intervistë për Report Tv, eksperti për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i cil zbulon se Këshilli Politik nuk do të rimblidhet pa u bërë ligj marrëveshja e 5 Qershorit.

?Ajo që kemi diskutuar dje dhe kemi rene dakord dhe i kemi kërkuar me forcë kryeministrit që të përcaktojë datën që dakordësia të kaloje në parlament dhe të kthehet në ligj, vetëm pastaj do takohen palët për të zbërthyer më tej pikat e lëna pezull?.

Miratimi në Kuvend i 5 Qershorit, do ti japë garanci opozitës jashtëparlamentit se nuk do të hiqen koalicionet parazgjedhore,  të cilat sipas Kasos, fshihen pas kërkesave të listave të hapura.

"Qëllimi është heqja e koalicioneve, listat nuk po hapen, lista fituese është e mbyllur" tha Ivi Kaso, ekspert për çështjet zgjedhore në PD.

Një përgjigje, eksperti për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike ka edhe për deputetin Myslym Murrizi, i cili akuzoi PD-PS se kanë vijuar diskutimet në Këshillin Politik, edhe pas përfundimit të mbledhjes.

Kërkesës së përfaqësueses së opozitës së re në Këshillin politik, Rudina Hajdarit, që kryedemokrati Lulzim Basha të shkojë vetë në tryezë dhe jo të dërgojë Gazment Bardhin, që nuk përfaqëson asnjë votë të elektoratit, Ivi Kaso i përgjigjet. "Ne kemi pasur përfaqësime dinjitoze gjithmonë, janë ata që ndryshojnë përfaqësimet" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form