TIRANE-Komisioni i Politikës së Jashtme miratoi kandidaturën e Luela Hajdaragës për ambasadore në Greqi, ndërsa i vetmi kundër ishte Ditmir Bushati. Kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në Greqi përplasi socialistët në Komisionin e Politikës së Jashtme. Pas shkarkimit të Ardiana Hobdarit, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj propozoi emrin e Luela Hajdaragës si pasuese.