http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri 39-vjeçari, Emiljano Ramazani. Nga hetimet erzulton se ai ishte mbajtur nën vëzhgim nga autorët, pasi u qëllua pak minuta mbasi kishte dalë nga palestra dhe po parkonte makinën e tij ford fokus poshtë shtëpisë. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë grupi hetimor ka arritur të fiksojë dhe momentin e vrasjes. Burime zyrtare i kane thenë Vizion Plus, se në mjetin tip ?Volkswagen? që u përdor nga ekzekutorët, ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre, i moshës rreth 25-30 vjeç ka zbritur gjatë momentit që emiljano ramazani po parkonte mjetin, dhe ka qelluar me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Atentatori ka qenw i veshur me bluzw tw zezw, tuta blu me vija tw bardha ndwrsa mbante njw kapele si dhe njw maskw anticovid. Ai ka qelluar tre herë, nga ku të dy prej plumbave përfudnuan në trupin e 39-vjeçarit, ndërsa tjetri në kokë. Dy autoret jane larguar me shpejtësi drejt fshatit papër ku dhe kane djegur makinën. Sipas policies dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë ndërsa pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve te trafikimi te lendeve narkotikeve. por jashte vemendjes se policise nuk eshte lene edhe dhënia e fajdeve, pasi kohët e fundit viktima jepte lek borxh për persona të veçantë. Emiljano ramazani, i njohur ndryshe dhe me nofkën ?Rramani? u ekzekutua pranë rrethrotullimit të luleve pasditen e të hënës. Ai ka qenë me precedentë penale në fushen e trafikimit te lendeve narkotike. Në vitin 2017 u arrestua nga policia për një sasi te konsiderueshme kokaine.