#tvora #rtvoranews
Ministria e Arsimit shprehet kundër vendimit të rektoratit të universitetit të Tiranës për të shtyrë zgjedhjet e 30 korrikut. Sipas Ministrisë, procesi përgatitor deri më tani ka vijuar normalisht në bazë të rregullave, por rektori Mynyr Koni pretendon se universiteti po merret peng. Nga ana tjetër është Qëndresa Qytetare që depoziton në Kuvend nismën kundër ndryshimit të peshës së votës së studentëve.
Zgjedhjet në universitetin e Tiranës kanë hyrë në ngërç, ndërkohë që përgjigjet dhe kundërpërgjigjet mes ministrisë dhe rektoratit vijojnë që me nisjen procesit zgjedhor.
Ministria e Arsimit, përmes një shkrese drejtuar rektoratit shprehet kundër mosmbajtjes së zgjedhjeve në 30 korrik dhe thekson se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar sipas rregullave.
Ndërsa sa i përket komisionit institucional zgjedhor, do të njihet ai aktuali.
Në përgjigjën zyrtare, ministria e arsimit vë në dukje një mosbashkëpunim nga ana e rektoratit, çka sipas saj ka sjellë situatën e pakëndshme në universitetin e Tiranës.
Por rektori myhyr koni i hedh poshtë këto pretendime dhe akuzon ministrinë e arsimit se kërkon të marrë peng universitetin e Tiranës.
Koni edhe një herë i qëndron konstatimit të tij se zgjedhjet në 30 qershor nuk mund të kryhen për shkak të mungesës së komisioneve zgjedhore.
Këtë të mërkurë, qëndresa qytetare ka depozituar në kuvend një nismë ligjore për ndryshimin e peshës së votës së studentëve nga 10% në 30%.
?Ditën sotme kemi depozituar këtë projektligj që ndryshon 3 nene të ligjit për arsimin e lartë që rrit peshën e votës së studentëve nga 10% në 30% dhe rritjes së përfaqësimit në Senat po në këto shifra. Zgjedhjet nuk po bëhen për të zgjedhur platforma, ide, por vetëm për të konfirmuar disa emra.?
Zgjedhjet në universitete janë parashikuar të mbahen në 30 korrik, aktualisht në universitetin e Tiranës janë 3 kandidatë për rektor, Mimoza Hafizi, Artan Hoxha dhe Kozeta Servani, të cilët sipas procedurave po vijojnë me fushatën.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ministria-kunder-shtyrjes-se-zgjedhjeve-ne-universitetin-e-tiranes-rektorati-po-tenton-te-marre-peng-universitetin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp