#tvora #rtvoranews
Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme përreth 40 minuta Këshillin Politik. Veç përfaqësuesve socialistë në mbledhje ishte edhe opozita parlamentare, ndërsa Parti Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë.
Më herët ata kishin kërkuar që mbledhja të shtyhet për të enjten në orën 17:00 ose të premten në orën 11:00, duke kërkuar edhe ndryshime në rendin e ditës.
Por për Damian Gjiknuri duke folur pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se kjo është vetëm një alibi nga e ana e PD-së dhe aleatëve të saj pasi lidhur me këto çështje ata janë dajkordësuar dhe se pret vetëm konfirmimin nga ana e tyre për ti depozituar në Kuvend.
Gjiknuri: Ka pasur një pretendim nga PD që mbledhja e sotme të mund të zhvillohet për të miratuar një paketë ligjore që përbënte ndryshime për sinjalizuesit, ndryshime në kodin penal dhe të procedurës penale dhe në një ligj tjetër. Për të gjitha këto ndryshime jemi dakordësuar, madje drafti u është cuar atyre, është dakordësuar mes ekspertëve dhe mes palëve, mjafton një konfimim i thjeshtë me email. Pres konfirmimin e tyre për ti depozituar në Kuvend dhe për të vazhduar aty konsultat e tjera për këto projektligje për të cilat kemi rënë dakord.
Ky pretendim nuk qëndron, e vetmja temë themelorë që ka mbetur është ndryshimin i Kushtetutës dhe që është problem me shumë rëndësi të madhe politike. Çështja e dytë që mbetet për më vonë është ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e ODIHR që fatkeqësisht nuk u bë kësaj radhe për shkak të kërkesave të PD. Është një alibi e kotë nuk qëndron, pasi jemi dakordësuar për tekstin dhe pritet vetëm miratimi sipas procedurave në Kuvend.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ftesa-e-rames-per-keshillin-politik-opozita-kerkon-shtyrjen-e-takimit-per-neser/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp