Fiks Fare/ Firma e ndërtimit del nga leja. Administratori "Bëmë si gjithë të tjerët"

Top Channel Albania 2020-08-02

Views 101

Kastriot Çako ankohet në emisionin Fiks Fare se firma Kalaj shpk nuk ka zbatuar projektin e ndërtimit të pallatit ku dhe z Çako është një nga katër pronarët e truallit. Kastrioti tregon se firma ka bërë ndërhyrje në strukturë duke rrezikuar pallatin, po ashtu pjerrtësia e oborrit nuk është sipas projektit gjë që çon në lagështirë dhe hyrjen e ujit në katet e para. Ai thotë se i ka kërkuar firmës të rregullojë gabimet, por firma nuk përgjigjet. Për 8 hyrjet që Kastrioti përfiton nga firma si pronar trualli, nuk ka pranuar të marrë çelsat. Gjithashtu ai thotë se punimet kanë filluar në shtator të 2017 dhe afatin e përfundimit e kanë në tetor të 2019, por akoma edhe sot pallati nuk është kolauduar pavarësisht se në pallat kanë hyrë banorët.

I pyetur nga Fiks Fare administratori shprehet se kanë berë si në gjithë vendin " Bëmë si gjithë të tjerët". Ndërkohë IMT-ja ka berë tre herë inspektime në këtë pallat ku në të treja herët ka gjetur shkelje duke gjobitur firmën Kalaja shpk.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS