#tvora #rtvoranews
Pas ndalimit të muzikës pas orës 20:00 reagimi i shoqatës së bareve ka qenë i menjëhershëm, duke e konsideruar si një vendim të padrejtë, ata thonë se do mbyllin biznesin në shenjë proteste nëse nga qeveria nuk do të ketë një reagim për shqetësimin e tyre.
Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 në çdo shërbim, për përfaqësuesit e shoqatës së bareve është një mbyllje e dytë pasi i penalizon dhe u shkakton shumë humbje.
Renato Panariti, pronar i një prej këtyre shërbimeve shprehet se i kanë dërguar qeverisë një kërkesë për rregullimin e këtij akti normativ dhe kërcënojnë se nëse nuk marrin asnjë reagim do mbyllin biznesin në shenjë proteste.
?Përveç një letre të hapur që do t?i dërgojmë kryeministrit , ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, do të jetë hapi i radhës, sepse nuk po na lënë të protestojmë në mënyrë të tjera, do të jetë mbyllja e lokaleve.?
Sugjerimi i pronarëve të këtyre bizneseve është shtimi i kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid dhe jo ndalimi i muzikës.
?Ne i paguajmë taksat dhe qeveria ka një polici, që duhet të kontrollojë nëse lokalet i zbatojmë masat. Nuk kemi pse të digjemi të gjithë, pse disa lokale që i dimë shumë mirë kush janë, shkelin aktet normative.?
Akti normativ mbyll të gjitha lokale e natës dhe shërbimet e ngjashme si masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithëse këto biznese nuk u rihapën pas daljes nga fatkeqësia natyrore ndërsa nuk lejohet as muzika pas orës 20:00.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rimbyllje-ne-shenje-proteste-shoqata-e-bareve-kerkon-zgjidhej-nga-qeveria-ndalimi-i-muzikes-na-falimenton/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv