Zhduket në Madrid i riu nga patosi, Mario Ferhataj. Në kërkim të tij në studion e emisionit ?Pa Gjurmë? në Report Tv, ishte Antoneta Ferhataj, nëna e të riut. Sipas saj, për 25 vjeçarin, Spanja ishte destinacion i pa njohur më parë, pas qëndrimit 2 mujor në Belgjikë duke punuar në të zezë tek disa miqtë e tij, ai niset drejtë Barcelonës dhe mbërrin shëndosh e mirë, vend nga i cili ruajti kontakte të rregullta me familjen deri më datë 8 Mars të këtij viti.
?Biseda e fundit tekefonike ka qenë për 8 Marsin, nga Madridi, sepse klishte ndryshuar vendodhje. Më telefonoi dhe vetëm më uroi festën, se jam me nxitim për punë më tha. Kishte afro 2 javë në Spanjë pasi kishte shkuar që në fund të muajit shkurt, dhe për gjatë kësaj periudhe kohore kishim kontakte të rregullta. Më ka telfonuar me numra të shokve gjithmonë.që nga data 8 mars e këtij viti unë nuk kam patur asnjë bisedë telefonike dhe asnjë informacion për djalin. Në fillim të muajit qershor, Mario ka telefonuar një shok me celularine një kalimtari dhe i ka kërkuar para, destinacionin që shoku i kishte dërguar parat ishte madridi dhe nga biseda që kishte bërë më shokun i kishte treguar që kishte mbetur pa para dhe flinte rrugve. Djali ka patur probleme me depresionin më parë, por u kurua dhe u bë mirë?tani ne dyshojmë se mund të ketë po të njëjtin problem, prandaj duam ta gjejm sepse ai nuk mundet të kthehet vetë? tha nëna e tij.
Ndërsa gjatë transmetimit live, stafi realizoi lidhje telefonike me shtetasin spanjoll që e kishte ndihmuar të riun, dhe sipas tij vendodhja e takimit ishte metroja ?Paso Lusia, Madrid?.
Alestina Gjoni, 21-vjeçarja nga Burreli ka humbur kontaktet me familjarët e saj që prej gushtit të vitit 2019. Gjon Gjoni, babai i Alestinës rrëfen se njëra vajzë i ka ndërruar jetë 5 muaj më parë e ndërsa vajza tjetër i rezulton e zhdukur që prej vitit të kaluar. Ai tregon për mikrofonin tonë se vajza është larguar me Sokol Lepurin po nga Burreli, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë. Ajo i'u kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me Sokolin, ku do të punonte në një lokal. Ishte një ditë e nxehtë gushti kur vajza u largua pa njoftuar asnjë. Babai i Alestinës, Gjoni ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e Sokolit, të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, Sokol Lepurin, prej gushtit të vitit të kaluar. Të merakosur familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre. Sipas së motrës Rozina Cela, personi me të cilin Alestina u largua, Sokol Lepuri është një person problematik dhe dyshimet e saj janë se të motrën e kanë mashtruar dhe se e kanë futur në ndonjë rrugë të keqe. Jeta nuk i ka rezervuar gjëra të mira familjes Gjoni nga Burreli pasi para 5 muajsh njëra nga vajzat ndërroi jetë duke lënë 3 fëmijët jetim, kryefamiljari, ka bërë një aksident me motorr i cili e ...