#tvora #rtvoranews
Paloka: Rama me heqjen e koalicioneve mendon se del forcë e parë, që më pas të blejë deputetë
23/07/2020 - 21:10
Ish-deputetin e PD-së, Edi Paloka Këshilli Politik tha se Këshilli Politik nuk e ka mbaruar punën e tij.
I ftuar në RTV Ora, Paloka u shpreh se për pikat që duhen detajuar po vazhdon dialogu.
Ndërsa për ndryshimet kushtetuese, ai tha se nuk mund të ndodhin në mënyrë të njëanshme.
Paloka: Këshilli politik nuk e ka mbaruar punën e tij. Edhe sot ka miratuar disa pika që është rënë dakord në parim, por janë kaluar edhe teknikisht. Këshilli bën edhe pjesën teknike, përveç pjesës politike. Dialogu ka të bëjë me këto pika. Ka ende disa pika për të cilat është rënë dakord, por që nuk janë detajuar. Nëse flasim për ndryshime kushtetuese të njëanshme nuk mund të ketë. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk mund të ndodhë edhe sot parimisht në mënyrë të njëanshme.
Për Palokën Ramës i ra alibia e marrëveshjes me opozitën parlamentare për justifikimin që nuk i kishte votat.
Paloka: Rama këmbëngul me të madhe ndryshimet kushtetuese që hodh poshtë marrëveshjen e arritur. Nuk ka asnjë rast në botë, që një ligj i miratuar hidhet poshtë me një ligj tjetër pas një jave. Rama i hodhi ndryshimet kushtetuese si gjoja kompromis me opozitën parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit se nuk i kishte votat. Kur i ra kjo alibi, kur 6 deputetë thanë se do ta votojnë, ai ndryshoi strategji. Papritur Rama u bë dashnor i listave të hapura. Pas saj u detyrua që të deklaroi se këto ndryshime i duan shqiptarët.
Ai shtoi se Rama në këtë nismë është kundër ndërkombëtarëve, opozitës dhe shumicës së shqiptarëve.
Paloka: Aventura e Ramës është kundër ndërkombëtarëve, kundër opozitës dhe 80% të shqiptarëve. Ne kemi qenë të qartë në tryezë. Synimi ynë ka qenë që të eliminohet sa amë shumë mundësia e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Ndërsa Don Kishoti thotë se nuk pyet për ndërkombëtarët, as për Gjermaninë, as për SHBA-në, se për negociatat nuk pyesin. Kërcënimi më absurd që mund t?i bëhet Ramës, është që t?i thuash se po nuk e bërë këtë, nuk të hapim negociatat. Po diskutohet për shqiptarët që të rikthehen vizat.
Rama mendon se duke hequr koalicionet që me shit-blerje të dalë parti e parë, por sot nuk është parti e parë, sepse ka shumë diferencë me PD-në. Ai do të prishë koalicionet parazgjedhore që më pas të bëjë koalicione paszgjedhore me pazare, ku deputetët shiten si lopë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/paloka-rama-me-heqjen-e-koalicioneve-mendon-se-del-force-e-pare-qe-me-pas-te-bleje-deputete/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp